Wednesday, November 16, 2011

Dita Ndërkombëtare e Tolerancës, Republika e Maqedonisë


Dita Ndërkombëtare e Tolerancës
Lajmërim për mediat, 16 nëntor 2011

DREJTËSI! LIRI! BARAZI!
Tensionet etnikisht të motivuara dhe rrahjet mes të rinjve maqedonas dhe shqiptarë; diskriminimi i institucionalizuar dhe social në bazë të përkatësisë etnike, fetare, gjinore dhe sociale dhe të orientimit seksual; paragjykimet dhe urrejtjet thellësisht të rrënjosura; ndasitë etnike, fetare, sociale dhe politike në rritje – janë sot përbërësit e shoqërisë në Republikën e Maqedonisë. Respektimi i të drejtave dhe lirive të njeriut, sundimi i të drejtës dhe lirisë së shprehjes janë në rrënie të lirë. Qetësia dhe frika u përhapën anembanë vendit. Lista vazhdon. Arsimimi cilësor, shërbimet shëndetësore dhe sociale, politika korrekte e punësimit, qasja deri te drejtësia, rrespektimi i laramanisë etnike dhe kulturore janë në fazë të zhdukjes nga jeta e qytetarëve të këtij vendi.
Duke i ndjekur tendencat e përkeqësimit të gjendjes me të drejtat dhe liritë e njeriut në Republikën e Maqedonisë, e me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Tolerancës, e shprehim brengosjen tonë të thellë.
Prandaj,
Apelojmë deri te aktorët kompetentë shtetërorë dhe shoqërorë të heqin dorë nga politika dhe praktikat e tanishme dhe të ndërmarrin masa urgjente për të ndalur diskriminimin dhe shkeljen e të drejtave dhe lirive të njeriut në vend.
Apelojmë për tolerancë mes qytetarëve në këtë vend, rrespekt dhe solidaritet të ndërsjellë – përkundër ndikimit të dëmshëm të politikanëve.
Toleranca ësht rruga e cila do të sjellë më shumë drejtësi, liri dhe barazi në jetën e çdonjërit prej nesh. Nacionalizmi, shovinizmi dhe urrejtja vetëm do të sjellin kaos dhe destruksion.
Të ftojmë ta shënosh ditën e sotme me tolerancë dhe rrespekt ndaj të ndryshmes. Ndaje rrëfimin tënd me ne. Rrëfena për padrejtësinë që ta kanë bërë apo për shembullin pozitiv për tolerancë dhe rrespektim të të drejtave dhe lirive të tua.
Kliko në http://tolerance-mk.blogspot.com për tolerancë!



Thirrje për aksion dhe përkrahje
Civil – Qendra për Liri e riafirmon slloganin e vitit të kaluar me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Tolerancë: DREJTËSI! LIRI! BARAZI!
U bëjmë thirrje të gjithë njerëzve me vullnet të mirë të japin kontribut personal ndaj përmirësimit të botës nëpërmjet praktikimit të tolerancës në familjet e veta, në fqinjësinë dhe në vendin e punës.
Civil-i u bën thirrje aktivistëve të vet ta përkrahin Marshin e Tolerancës, i cili do të mbahet në Shkup, më 16 nëntor në mesditë.
Civil-i i përkrahë dhe u bashkangjitet të gjitha aktiviteteve të organizatave të shoqërisë civile në drejtim të përforcimit të tolerancës dhe rrespektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut.
Edhe një herë u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve dhe organizatave ta ndajnë rrëfimin e vet për tolerancë me ne.

Kliko në http://tolerance-mk.blogspot.com për tolerancë!


Kombet e Bashkuara
Mesazh i Sekretarit të Përgjithshëm për Ditën Ndërkombëtare për Tolerancë
Kjo është kohë kur bota e vjetër ngadalë, por në mënyrë të pakthyeshme, ndryshon, ndërsa formohen konturat e botës së re. Institucionet tradicionale ballafaqohen me sfida. Buxhetet zvogëlohen. Familjet janë nën stres. I tërë transformimi dhe tundjet krijojnë shqetësim të madh.
Në kohën e ndryshimeve ne duhet t’u mbetemi besnikë idealeve dhe parimeve të cilat janë në zemrën e Dokumentit të Kombeve të Bashkuara dhe të Deklaratës së Përgjithshme për të Drejtat e Njeriut. Toleranca bën pjesë në vlerat themelore. Praktikimi ynë i tolerancës duhet të nënkuptojë më shumë sesa bashkëjetesë të qetë, sado që të jetë me domethënie themelore. Kjo duhet të paraqet një kuptim aktiv i kultivuar nëpërmjet dialogut dhe angazhimit pozitiv të ndërsjellë.
Kjo është sidomos kritike në luftën kundër diskriminimit, i cili sjellë deri te një ndarje aq të madhe, destruksion dhe vdekje. Të gjithë ne kemi përgjegjësi t’i mbrojmë të prekshmit nga diskriminimi, pa dallim se a bazohet mbi racën, fenë, kombësinë, gjuhën, gjininë, orientimin seksual apo të faktorëve të tjerë. Praktikimi i tolerancës mund të shërbejë si kundërhelm për paragjykimet dhe urrejtjen.
UNESKO luan një rol të veçantë në shtytjen e tolerancës aktive nëpërmjet promovimit të arsimit cilësor për të gjitha vajzat dhe djemtë; avancimin e mediave të lira dhe pluralistike, duke e përfshirë edhe internetin; dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe  kultivimin e rrespektit ndaj laramanisë kulturore.
Duke u ballafaquar me sfidat e ndërlikuara dhe globale të kohës sonë, Kombet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë mbi mirëkuptimin e ndërsjellë mes popujve dhe shteteve, nevojën themelore në botën e ndërlidhur mes vete. Duke e shënuar ditën ndërkombëtare të sotme, të rikujtojmë se toleranca aktive fillon nga çdonjëri prej nesh, çdo ditë.
Ban Ki-Mun

Tuesday, November 1, 2011

KONTRIBUT PËR INTEGRITETIN DHE PËRGJEGJËSINË E GAZETARËVE


Kumtesë me rastin e botimit të DORACAKUT GAZETARESK,  1 nëntor 2011
Integriteti dhe përgjegjësia e gazetarit dhe gazetarisë për fjalën e bërë publike, besimi i qytetarëve dhe i shoqërisë në mediumet, si dhe ndërtimi dhe mbrojtja e dinjitetit të gazetarisë si profesion – janë përmbajtjet e Doracakut gazetaresk, i cili sot u promovua në Klubin e Gazetarëve në Shkup.
Qëllimi i Doracakut është që t’i përkujtojë gazetarët dhe të punësuarit në mediume se integriteti personal, përgjegjësia dhe roli në shoqëri mund dhe duhet të ndërtohen vetëm në bazë të respektimit të ligjeve, kodeksit, parimeve etike, si dhe të rregullave profesionale dhe praktikave dhe vlerave të mirësjelljes.
Doracaku gazetaresk është projekt i përbashkët i Civil Media, Civil – Qendrës për Liri dhe Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM). Projekti u realizua me përkrahjen e Amabasadës së Mbretërisë së Norvegjisë në Shkup, ndërsa është pjesë e Programit vjetor të Civil – Qendrës për Liri, përkrahur nga Programi Civica Mobilitas, finanacuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, implementuar nga Qendra për Zhvillim Institucional (CIRa).
Doracakun e përgatitën gazetarët Risto Popovski, Ilir Ajdini, Josif Qurçiev dhe Dejvid Bruer, ekspert medial nga Britania e Madhe.
Në doracak janë përfshirë përvojat e gazetarisë në Norvegji, e cila sipas profesionalitetit dhe rolit të saj në shoqëri llogaritet si ndër më të mirat në botë. Janë shfrytëzuar përvojat nga Britania e Madhe dhe nga Gjermania, ku gazetaria ka traditë të gjatë dhe karakterizohet me profesionalizëm të lartë. Në Doracakun janë botuar edhe dy dokumente të SHGM-së – Kodeski i gazetarëve të Maqedonisë dhe Gazetarët kundë korrupsionit.
Për rëndësinë e projektit i cili u shtyp në gjuhën maqedonase dhe në atë shqipe dhe të cilin do të mund ta marrë çdo gazetar, folën kryetari i Civilit Xhabir Deralla, kryetari i SHGM-së Naser Selmani dhe udhëheqësi i projektit Risto Popovski. Dejvid Bruer iu drejtua të pranishmive me anë të një videoje dërguar enkas për këtë rast.
“Gazetarët kurrë s’guxojnë të harrojnë se cilësia më e rëndësishme e punës së tyre është gjurmimi pas së vërtetës. Po e harruan këtë, gazetarët duhet të zgjedhin se a do të mbeten gazetarë apo do të bëhen propagandistë të thjeshtë të qendrave politike të fuqisë. Prandaj ky doracak u nevojitet gazetarëve për t’i përkujtuar për rolin të cilin e kanë në shoqëri. Prej sot edhe unë do ta mbaj Doracakun gazetaresk me vete. Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë e ka detyrën që ta distribuojë atë deri te anëtarët e vet dhe ta forcojë aktivitetin ndër gazetarët për mbrojtjen e dinjitetit dhe integritetit të tyre” – tha Naser Selmani.
 “Gazetarët, për shkak të integritetit dhe përgjegjësisë së tyre nuk guxojnë të lejojnë që të bien nën ndikime ose të dorëzohen para presioneve, pavarësisht se nga cila anë vijnë ato” – tha Risto Popovski. Ai përsëriti se “gazetarët duhet patjetër të insistojnë që në mënyrë të balancuar të informojnë për ngjarjet më të rëndësishme, t’i observojnë ato në mënyrë kritike, të inicojnë pyetje kyçe dhe debate për to. Vetëm kështu gazetarët dhe gazetaria mund ta realizojnë rolin e tyre në shoqëri, të kontribuojnë në realizimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, zhvillimin e demokracisë dhe promovimin e vlerave më të larta morale, humane dhe kulturore”.
“Shoqëria pa gazetari të pavarur dhe kritike është shoqëri e prapambetur në të cilën shkelen të drejtat dhe liritë e njeriut dhe në të cilën kultivohen vlera të cilat u takojnë kohëve më të errëta të qytetërimit njerëzor. Barazimi mediume të lira = demokraci është i saktë dhe vlen për të gjitha shoqëritë në botë. Po, pikërisht aq është e rëndësishme gazetaria dhe pikërisht për këtë arsye Civili merret edhe me mediumet, edhe pse në radhë të parë është organizatë për të drejtat dhe liritë e njeriut. Më shumë herë deri tani kam deklaruar dhe këtë do ta përsëris edhe kësaj radhe: për lirinë nuk bëhen negociata” – tha Xhabir Deralla.
“Gazetarët punojnë nën prresion të fuqishëm. Jo vetëm nga burime të jashtme, siç janë politikanët, biznesi, kriminelët, por edhe nga vetvetja. Me siguri, një nga kërcënimet më të fuqishme për gazetarinë paraqet autocenzura. Puna jonë duhet të jetë objektive, fer dhe e saktë. Dhe e paanshme. Dhe duhet gjithnjë të përkujtohemi për rëndësinë e rolit tonë në shoqëri. Sfida e tashme është që ta sendërtojmë këtë doracak dhe të analizojmë se si ai ndikon në praktikë, të ofrojmë stërvitje dhe përkrahje për ata që tentojnë t’i zbatojnë këto udhëzime dhe t’i përkrahim në këtë rrugë” – deklaroi Dejvid Bruer me rastin e rpomovimit të këtij projekti.
Të interesuarit Doracakun gazetaresk, në gjuhën maqedonase dhe në atë shqipe, mund ta marrin në Civil – Qendrën për Liri dhe në Shoqatën e Gazetarëve të Maqedonisë, ndërsa ai do të shpërndahet edhe gjatë prezentimit të tij në disa qytete tjera të Maqedonisë dhe në forume të tjera.









Monday, October 31, 2011

Promovimin e publikacionit DORACAKU GAZETARESK


Të nderuar,

Civil Media, njësia organizative e Civil – Qendrës për Liri, dhe Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë kanë nderin t’Ju ftojnë në

Promovimin e publikacionit DORACAKU GAZETARESK
më 1 nëntor (e martë), në Klubin e Gazetarëve të Maqedonisë, në orën 11.30

Publikacionin Doracak gazetaresk e përgatiti redaksia e Civil Media, në bashkëpunim me Shoqatën e Gazetarëve të Maqedonisë, si dhe me asociacione gazetareske dhe shtëpi mediale nga Norvegjia, Gjermania dhe Britania e Madhe.
Qëllimi i publikacionit është që gazetarët, redaktorët dhe të angazhuarit e tjerë në sferën e mediumeve t’i përkujtojë për rregullat themelore profesionale, për rolin dhe vlerat e profesionit – parimet etike, integritetin e gazetarit, kodeksin gazetaresk dhe praktikat e mirësjelljes.
Projektin Doracaku gazetaresk financiarisht e përkrahu Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë.
Projekti është pjesë e Programit vjetor të Civil – Qendrës për Liri, të përkrahur nga Programi Civica Mobilitas, financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), implementuar nga Qendra për Zhvillim Institucional (CIRa).

Jeni të mirëseardhur

Xhabir M. Ceralla
Risto Popovski
Naser Selmani
Kryetar i Civil
Projekt Menaxher
Kryetar i SHGM



Informata:
Sonja Eftovska
Admin. dhe komunikime
Civil – Qendra për Liri
02/5209176

Monday, September 26, 2011

Edhe ti ke të drejtë të dish!


28 shtatori Dita ndërkombëtare e qasjes së lirë në informacione me karakter publik
 Komisioni për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik, Fondacioni Instituti Shoqëri e Hapur – Maqedonia dhe Shoqata maqedonase e juristëve të rinjë i rikujtojnë qytetarët e Republikës së Maqedonisë se 28 shtatori është Dita ndërkombëtare për qasje të lirë në informacionet me karakter publik.

Në Republikën e Maqedonisë nga 1 shtatori i vitit 2006, filloi të zbatohet Ligji për qasje të lirë në informacione me karakter publik, me të cilin qytetarëve iu sigurohet transparencë në punën e organeve të qeverisjes shtetërore, vetëqeverisjes lokale, ndërmarrjeve publike, ente dhe shërbime dhe te personat fizik dhe juridik të cilët kryejnë autorizime dhe veprimtari të interesit publik.
Secili mund të lajmërohet si Kërkues i informacionit me karakter publik, pa dallim se a është shtetas i Republikës së Maqedonisë apo të huaj;
Apelojmë deri te Ju që ta shfrytëzoni të drejtën kushtetuese dhe të drejtën e garantuar ligjore të Juaj për qasje në informacione me karakter publik e cila është e patjetërsueshme edhe për zhvillimin e shoqërisë demokratike.
Ju  KENI TË DREJTË TË DINI për informacione të cilat janë të krijuara dhe me të cilat disponojnë poseduesit e informacioneve.
Ligji për qasje të lirë në informacione me karakter publik është çelës në duart e Juaja që t’ju hapen dyert dhe T’JU SIGUROHET:
- Qasje në informacione me karakter publik me shqyrtim, përshkrim, fotokopjim apo përshkrim elektronik;
- Kontakt me personin zyrtarë i cili ndërmjetëson me informacionet me karakter publik dhe i cili është i obliguar që t’ju ndihmojë gjatë dorëzimit të kërkesës;
- Në mënyrë më të thjeshtë të dini se me cilat informacione disponojnë poseduesit e informacioneve me karakter publik, të cilët janë të obliguar të përgatisin listat e informacioneve me karakter publik;
- Përgjigje me kërkesëën për informacion apo dokument të poseduesit të dorëzohet menjëherë, kurse më së voni në afat prej 30 ditësh, gjegjësisht  në afat prej 40 ditësh, vetëm përderisa në kohë Ju ka informuar se për informacionin e kërkuar i nevojitet kohë plotësuese;
- Nëse jeni të pakënaqur nga përjigjja e marrur, apo nëse kërkesa ju është refuzuar, keni të drejtë të dorëzoni ankesë, në Komisionin për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik;
- Të drejtë nëmbrojtje gjyqësore, gjegjësisht kundër vendimit të Komisionit, në afat prej 30 ditësh, nga dita e dorëzimit mund të realizoni me kontest administrativ.
JUVE JU MBETET SE A DO TA REALIZONI TË DREJTËN E GARANTUAR QË TË DINI ! ! !  

Thursday, June 23, 2011

BASHKOJUNI TENTIMEVE KUNDËR DHUNËS ME ARMË


Fjalim nga Xhabir M. Deralla, krzetarë i Civil-it
Kriza e fillimit të shekullit 21 është kriyë e humanitetit. Rritja e dhunës dhe shkelja e të drejtave të njeriut janë të tmershme. Armët janë mjeti kryesor i djallëzimit të qytetëruar. Kur armët flasin, demokracia, liria dhe të drejtat e njeriut ngushtohen deri në zhdukje.
Luftërat, krimi, urrejtja, dhuna, gjymtimi, dhunimi dhe terori në mbarë botën kryhet me armë të vogla. Shiu i rëndë i plumbave për çdo ditë merr jetë. Mbretërit e luftrave dhe shpërndarësit e vdekjes rrisin malin e tyre të pasurisë në shpinën e të varfërve dhe njerëzve të manipuluar.
Administrata në gjithë botën prodhojnë marëveshje dhe legjislacion në njërën anë dhe armë të lehta dhe të rënda në anën tjetër. Ato janë të mëdhenjë dhe të fuqishëm, ato do të rriten akoma dhe do të forcohen edhe më tepër në qoftë se pjesa më e madhe e botës nuk reagon.
Bashkohuni në tendencën e gjatë për tejkalimin e tmerrit të sotëm.. Mvaret nga ju, qytetarë të mij, ti thoni jo armëve dhe dhunës, ti thoni jo qeverisjes hipokrite dhe shërbëtorëve të mizerisë. Është e drejtë e patjetërsueshme të jetohet në shoqëri të lirë.
Duhet shumë kohë dhe energji të zotohemi, duhet përgjegjësi dhe sinqeritet, mund personal dhe sacrifice ti jepet fund dhunës, të ndërtojmë një shoqëri të lire.