Thursday, June 23, 2011

BASHKOJUNI TENTIMEVE KUNDËR DHUNËS ME ARMË


Fjalim nga Xhabir M. Deralla, krzetarë i Civil-it
Kriza e fillimit të shekullit 21 është kriyë e humanitetit. Rritja e dhunës dhe shkelja e të drejtave të njeriut janë të tmershme. Armët janë mjeti kryesor i djallëzimit të qytetëruar. Kur armët flasin, demokracia, liria dhe të drejtat e njeriut ngushtohen deri në zhdukje.
Luftërat, krimi, urrejtja, dhuna, gjymtimi, dhunimi dhe terori në mbarë botën kryhet me armë të vogla. Shiu i rëndë i plumbave për çdo ditë merr jetë. Mbretërit e luftrave dhe shpërndarësit e vdekjes rrisin malin e tyre të pasurisë në shpinën e të varfërve dhe njerëzve të manipuluar.
Administrata në gjithë botën prodhojnë marëveshje dhe legjislacion në njërën anë dhe armë të lehta dhe të rënda në anën tjetër. Ato janë të mëdhenjë dhe të fuqishëm, ato do të rriten akoma dhe do të forcohen edhe më tepër në qoftë se pjesa më e madhe e botës nuk reagon.
Bashkohuni në tendencën e gjatë për tejkalimin e tmerrit të sotëm.. Mvaret nga ju, qytetarë të mij, ti thoni jo armëve dhe dhunës, ti thoni jo qeverisjes hipokrite dhe shërbëtorëve të mizerisë. Është e drejtë e patjetërsueshme të jetohet në shoqëri të lirë.
Duhet shumë kohë dhe energji të zotohemi, duhet përgjegjësi dhe sinqeritet, mund personal dhe sacrifice ti jepet fund dhunës, të ndërtojmë një shoqëri të lire.

Thirje publike


QEVERISË
Ne i bëjme thirje qeverisë së Republikës së Maqedonisë të mer në konsideratë vazhdimin e aksionit për grumbullim të armëve ilegale me anë të amnistionit. Me këtë rast ne apelojmë deri te Qeveria të inkuadrojë numër më të madh të institucioneve relevante në këtë proces, jo vetëm MPB-në. Më tej ne poashtu rekomandojmë që Qeveria të inkuadrojë edhe shoqërinë civile në të njëjtin proces.
QYTETARËVE
Ne apelojmë deri te të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë të përmbahen nga përdorimi i armëve të zjarit gjatë sezonit të festimeve, që vjen në vendin tonë. Ne i kujtojmë qytetarët se përdorimi i armëve mund të shkaktojë tragjedi dhe festimi në publik është reptësisht i ndaluar me ligj. Ne i këshillojmë qytetarët që në polici të lajmërojnë çdo krismë.
Ne apelojmë deri te të gjithë qytetarët të bashkohen në tendencën e anashkalimit të kulturës së armëmbajtjes në duartë e të rinjëve. Ne të gjithë mund të kontribuojmë nëpërmjet shembujve personal.

UDHËHQËSIT E BASHKËSIVE FETARE
Ne apelojmë deri te liderët e bashkësive fetare në vend të përcjellin porosi dhe ide për festime të qeta pa krisma armësh. Duke përmendur dimensionin paqësor të religjionit tuaj gjatë lutjeve, ju tregoni se përdorimi i armëve të zjarrit mund të sjell deri në tragjedi, dhunë dhe trauma.

AKSIONIT KUNDËR DHUNËS ME ARMË VAZHDON


JAVA GLOBALE E AKSIONIT KUNDËR DHUNËS ME ARMË 2011

Përfundimi
Civil përfundoi Javën Globale të Aksionit, kundër dhunës me armë, në Republikën e Maqedonisë. Gjatë javës së Aksionit, Civil organizoi disa evenimente dhe kontaktoi me shumë gazetarë, qytetarë, OJQ dhe institucione.
Përkrahje
Java e Aksionit, u mbajt në bashkëpunim me misionin e OSBE-së ne Shkup dhe me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë. Java e Aksionit (JeA) është pjesë e programit vjetorë të Civil-it, që përkrahet nga Programi Civica Mobilitas, i finansuar nga Agjensioni Zviceran për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe e implementuar nga Qendra për Zhvillim Institucional.

Aktivitetet
Në fillim të Javës së Aksionit, Civil-i organizoi konferencë për shtyp, që u ndoq nga gazetarët e katër TV, disa TV dhe radio stacione lokale dhe agjensione të ndryshme të lajmeve dhe gazetarë vendas.
Mbrëmja e poezisë kritike (Fjalët kundër plumbave) u organizua në fillim të (JeA) menjëherë në mesnatën në mes të Shtunës dhe të Dielës (12/13 Qershor).
Në bashkëpunim, më misionin e OSBE-së dhe MPB-së, Civil-i ka organizua një panel diskutim Armët në mes të rinjëve dhe parandalimi dhe një ligjeratë Kultura e armëve dhe kontrolli i armëve për arsimtarët, prindërit, përfaqësues të OJQ-ve, zyrtarët komunal dhe rinisë.
Në pikën e informimit të Civil-it në sheshin e kryeqytetit aktivistët tonë shpërndanë mijëra materiale më përmbajtje për tërheqjen e vëmendjes (porosi, flajerë dhe bexha /simbole).
NJë eveniment me DJ (XhaD kundër armëve), një film i shkurtër, (Gjuajtja ime e parë) dhe disa evenimente ndodhën në disa vende të ndryshme me qëllim të ngritjes së vetëdijes dhe çështjeve tjera lidhur me armët.
I inspiruar nga qytetarët dhe pjesëmarësit  në evenimentet tona,  ne targetuam 3 grupe për përcjelljen e porosive deri te: qeveria, të gjithë qytetarët dhe udhëheqësit fetarë në Republikën e Maqedonisë. Kjo me qëllim të sigurohemi se aksioni kundër dhunës pas mbarimit të (JeA), si që është planifikuar të përfundojë.

Wednesday, June 15, 2011

JAVA GLOBALE E AKCIONIT KUNDЁR DHUNЁS ME ARMЁ 2011 - PROGRAMI

МАКЕДОНСКИ

ENGLISH


E Dielё nё mesnatё, 12/13 Qershor

FJLAЁT KUNDЁR PLUMBAVE
Performansё e poezisё kritike

Nikoqir: Xhabir M. Deralla dhe Antoan Le Ru


E hёnё, 13 Qershor

11:30-12:30
Konferencё pёr shtyp
Java globale e aksonit kundёr dhunёs me armё nё Republikёn e Maqedonisё
Prezentim: Xhabir M. Deralla, Kryetarё i Civil-it
Klubi Menada, Çarshia e Vjetёr e Shkupit

14:00-16:00
Civil Coffee
Qytetarёt dhe aktvistё tё OJQ-ve janё tё mirёseardhur nё zyrat e Civil-it pёr tё marё informata pёr temat, lidhur me kontrollin e armёve nё vend dhe nё botё.


E martё, 14 Qershor

11:30-13:30
Vend pёr infromim i Civil-it
Java globale e aksionit kundёr dhunёs me armё nё Republikёn e Maqedonisё 2011
Sheshi Maqedonia, Shkup

14:00-16:00
Civil Coffee
 Zyrat e Civil-it




E mёrkurё, 15 Qershor

13:00-15:00
Panel diuskutim
KULTI I TЁ MBAJTURIT ARMЁ TE RINIA DHE PARANDALIMI
Pjesёmarёs: pёrfaqёsues tё Civil-t, MPB, ОSBE, kuadёr arsimor, OJQ-tё dhe mediumet
Моderator: Xhabir M. Deralla, Kryetarё i Civil-it
Klubi i Qytetarёve pёr Maqedoni Europiane (GEM), Çarshia e Vjetёr e Shkupit

14:00-16:00
Civil Coffee
Zyrat e Civil-it



E Ejnte, 16 Qershor

13:00-14:30
Ligjeratё
KULTI NDAJ REVOLES DHE KONTROLLI I ARMЁVE
Bashke-organizatorё: ShFMarko Cepenkovdhe Komuna e Zelenikovёs, Shkup
Pjesёmarёs: pёrfaqёsues tё Civil – it, vetёqeverisjes lokale, MPB, OSBE, kuadri arsimor, OJQ-tё dhe mediumet
Ligjёrues: Xhabir M. Deralla, Kryetarё i Civil-it dhe pёrfaqёsues i MPB-sё
Salla komunale pёr konferencё, Komuna e Zelenikovёs

14:30-15:30
Pranim
Nikoqir: Komuna e Zelenikovёs dhe Misioni i OSBE-sё nё Shkup

21:00-01:00
DJ XhaD
Klubi Menada



E Premte, 17 Qershor

11:30-13:30
Vendi pёr infromim i Civil-it
Sheshi Maqedonia, Shkup

14:00-16:00
Civil Coffee
Zyrat e Civil-it

19:00-21:00
Gjuajta ime e parё (prodhim i BICC dhe Civil-it, 2004)
Prozhektim dhe diskutim
Klubi i Qytetarёve pёr Maqedoni Europiane (GEM), Çarshia e Vjetёr e Shkupit





E Shtunё, 18 Qershor

11:30-13:30
Vendi pёr infromim i Civil-it
Sheshi Maqedonia, Shkup  

14:00-16:00
Civil Coffee
Zyrat e Civil-it



E Dielё, 19 Qershor

14:00-16:00
Takim pёr vlerёsime, pёrfundime dhe rekomandime



Ky program ёshtё i hapur dhe mund tё ndryshojё gjatё javёs, mvarёsisht nga idetё dhe iniciativat e reja tё cilat mund tё arijnё nga ekipi menaxhues i projektit, anёtarёt dhe aktivistёt e Civil-it ose nga qytetarёt.
Civil-i dizajnon dhe prodhon simbole (bexha), kartela me porosi, flamur dhe shumё materiale informative nё gjuhёn maqedone, shqipe dhe angleze tё cilat do tё distribuohen pёrgjatё Javёs sё aksionit edhe pas saj.

Poashtu klikoni nё:




Programi vjetor i Civil-it ёshtё i pёrkrahur nga Civica Mobilitas dhe implementohet nga Qednra pёr zhvillim institucional (CIRa) kurse finansiarisht pёrkrahet nga Agjensioni Zvicёran pёr bashkёpunim dhe zhvillim (SDC). 
Java globale e aksionit kundёr dhunёs me armё, finansiarisht ёshtё pёrkrahur nga Rrjeti aksional ndёrkombёtar pёr armёt e vogla (IANSA, www.iansa.org).