Tuesday, November 20, 2012

Dhuna Seksuale dhe Ngadhënjimi i Drejtësisë


For English, click HERE
За македонски, кликни ТУКА
Dhuna Seksuale dhe Ngadhënjimi i Drejtësisë 
Premierë
Shkup: 20 nëntor, ora 18:00 Info Qendra e BE, rr. Mito Haxhivasilev Jasmin, 52B
Tetovo: 21 nëntor, në Këndin Amerikan, Shtëpia e Kulturës, Bulevardi Iliria

Programi për Komunikim dhe Ndërgjegjësim i Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (TPNJ) dhe partneri i tij, Civil – Qendra për Liri, organizojnë premierën e filmit dokumentar “Dhuna Seksuale dhe Ngadhënjimi i Drejtësisë” në Shkup më 20 nëntor (e martë) dhe në Tetovë më 21 nëntor. Të dy premierat janë me fillim në orën 18.

Filmi dokumentar i këtij Programi të Tribunalit përshkruan rolin  historik të Tribunalit në ndjekjen penale të krimeve të dhunës seksuale të kryera në kohë lufte. Filmi pasqyron hetimet dhe gjykimet udhëçelëse që luajtën rol madhor në  zhvillimin e jurisprudencës lidhur me dhunën seksuale të kryer në kohë lufte dhe portretizon guximin e viktimave të cilat i mbijetuan dhunës seksuale dhe dëshmuan në Tribunal. Pjesëmarrja e gjykatësve dhe zyrtarëve të lartë të Tribunalit që kanë punuar dhe punojnë në këtë institucion si dhe dëshmitë e përzgjedhura të dëshmitarëve e bëjnë këtë film dokumentar dëshmi të pashlyeshme të kontributit pararendës të Tribunalit në ndëshkimin e personave përgjegjës dhe ndërgjegjësimin e bashkësisë ndërkombëtare dhe popujve të rajonit të ish-Jugosllavisë për këto krime të rënda.
Pas shfaqjes së filmit vijon një tryezë e rrumbullakët me ekspertët Elena Martin Salgado, Zyrtare ligjore dhe Këshilltare e Apelit në Zyrën e Prokurorit të TPNJ-së; Gordana Duvnjak, kryetare e Këshillit Drejtues të Institutit Shoqëria e Hapur - Maqedoni; Uranija Pirovska, drejtoreshë ekzekutive e Komitetit të Helsinkit  për të Drejtat e Njeriut në Maqedoni, Kim Mehmeti, shkrimtar dhe analist politik (në Shkup) dhe Snezhana Lupevska, gazetare dhe producente (në Tetovë, në vend të Mehmetit).
Më pas mbahet një pritje e shkurtër ku jeni përzemërsisht të ftuar.
+389 (0)2 5209 176