Lajmërim për publlikun, 26.01.2012

Këtë titull të palakmueshëm dhe vendin e 94 në rang-listë, Maqedonia e siguroi me presionin e vazhdueshëm mbi median, me mbylljen e tri gazetave ditore dhe një televizioni nacional, me përzënien nga puna dhe etiketimin publik të gazetarëve, marrjen e kontrollit mbi Këshillin e Radiodifuzionit, paditë kundër gazetarëve...
Mënyra në të cilën një pjesë e mjeteve të informimit reaguan ndaj rënies së rejtingut të lirive të veta, vetëm i vërtetoi vlerësimet e Reporterëve Pa Kufij. Evitimi i turpshëm që të publikohet lajmi për rejtingun e rënuar, të paktën si ballafaqim me të vërtetën, në mënyrën më të qartë e pasqyron krizën në të cilën kanë rënë mediumet dhe gazetaria në Maqedoni.
Mediumet janë pasqyra e marrëdhënieve të përgjithshme shoqërore dhe politike në shtet. Kur gjendja në gazetarinë dhe në mjetet e informimit në Maqedoni çshtë e mjerë, kur Maqedonia është lider botëror për nga varfëria/mjerimi, çfarë është pushteti i cili e drejton vendin? Çfarë është rejtingu i tij në botë, jashtë kufijve të Maqedonisë?
Rejting-lista e organizatës Reporterë Pa Kufij nuk shkaktoi kurrfarë reaksioni zyrtar, edhe pse gjendjet dhe të vërtetat e këtilla, sado që të jenë të pakëndshme, nuk guxojnë të heshten. Nuk ka, as për së afërmi, kurrfarë sinjalesh se gjendja mund të nisë të ndryshojë. A do të thotë kjo se Maqedonia do të vazhdojë të përmbyset drejt fundit të kësaj liste, ku shoqëri i bëjnë Eritrea, Turkmenistani dhe Korea e Veriut – si regjime diktatoriale të cilat i ndalojnë dhe frikohen nga informatat të cilat janë të pakëndshme për to?
Risto Popovski
Civil Media
No comments:
Post a Comment