Thursday, March 24, 2011

KA ARDHUR KOHA PËR PAJTIM POLITIK

Македонски: www.civil-mk.blogspot.com

ZGJIDHJE
Konferenca e Dytë për Kulturë Politike dhe Dialog


“Zgjidhje” është titulli i Konferencës së Dytë për Kulturë Politike dhe Dialog e Civil-it – Qendrës për Liri, e cila mbahet më 28 dhe 29 mars, në Qendrën e Kongreseve në Panairin e Shkupit (shikoni Axhendën më poshtë).
Vitin e kaluar, gjithashtu në mars, në një vend u tubuan përfaqësues të lartë të partive politike udhëheqëse, korit diplomatik, mediave dhe publikut ekspert, për të këmbyer qëndrime rreth gjendjeve, pasojave dhe zgjidhjeve të problemeve të cilat dalin nga kultura e ulët politike dhe nga mungesa e dialogut thelbësor në vend. Kjo ishte një konferencë e madhe dhe e suksesshme. Por, realiteti në vitin që pasoi nuk i përmbushi të priturat. Këtë vit, konferencën tonë të marsit e organizojmë në rrethana me raporte tepër të acaruara në vend.
Duke e ndjekur thellimin e ndarjeve në shoqëri, në vijat politike-partiake, tensionet etnike, jotolerancën fetare, diskriminimin e personave, grupeve dhe kategorive në shoqëri, ne, si pjesë e shoqërisë civile, bëjmë thirrje për dialog dhe fillim të pajtimit të gjerë politik në vend.
Partitë politike e mbajnë pjesën më të madhe të përgjegjësisë, kur bëhet fjalë për rrënjët dhe arsyet për krizën aktuale politike në vend. Prandaj, ne besojmë se pikërisht ato duhet të fillojnë një bisedë të ndërsjellë në mënyrë konstruktive dhe të vendosin një axhendë e cila do ta shërojë shoqërinë e pikëlluar të Maqedonisë në ditët e sotme.
I ftuam liderët e partive politike më të mëdha në vend: z. Nikolla Gruevski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së dhe Kryeministër i Republikës së Maqedonisë. Z. Branko Cërvenkovski, Kryetar i Lidhjes Social-Demokratike të Maqedonisë, z. Ali Ahmeti, Kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Menduh Thaçi, Kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare, z. Jovo Manasijevski, Kryetar i Partisë Liberale Demokratike dhe z. Imer Selmani, Kryetar i Demokracisë së Re, si dhe bashkëpunëtorët e tyre më të afërt, për t’u takuar në Konferencën për Kulturë Politike dhe Dialog dhe të ndajnë një orë nga koha e tyre me njëri- tjetrin, si dhe me përfaqësues të publikut maqedonas dhe ndërkombëtar. Çdonjëri prej tyre është i ftuar të flasë 5-7 minuta në një temë të vetme: mundësi për tejkalimin e krizës politike dhe ndarjeve të thella të cilat e lëkundin shoqërinë tonë.
I ftuam liderët e partive politike të tjera më të vogla, por jë më pak të rëndësishme. Disa prej tyre janë në koalicionin qeverisës, ndërsa të tjera janë në bllokun opozitar, duke e reflektuar realitetin dhe shoqërinë në mënyrë relevante.
Ftuam ekspertë, analistë,  gazetarë dhe redaktorë, si dhe një numër të madh liderësh civilë dhe aktivistë, për të marrë pjesë në Konferencë.
Ftuam lartmadhëri, diplomatë dhe përfaqësues të tjerë relevantë dhe miq të Republikës së Maqedonisë, të jenë prezent dhe të marrin pjesë aktive në Konferencë.
Shpresojmë se do t’i shohim liderët politikë të këtij vendi se si fillojnë një bisedë për problemin e nxehtë të ndarjeve. Ne shpresojmë që ata të fillojnë një dialog dhe t’i tejkalojnë interesat personale dhe partiake, kur bëhet fjalë për të mirën e të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. Qytetarët presin zgjidhje. Ka ardhur koha për pajtim politik, vërtet!
Ju ftojmë edhe Ju të jepnin kontribut në këtë Konferencë, për të cilën u përpoqëm që të jetë e shkurtër por përmbajtësore. Ju lutemi, vërtetojeni praninë Tuaj në këtë Konferencë. Ju lutemi, shënojeni se në cilën pjesë të saj do të merrni pjesë. Shpresojmë se do të jeni të inkurajuar të merrni pjesë aktive në sesionet e Konferencës.

Contacts:
02/5209176
Sanja Trajchevska: 075389697
Sonja Eftovska: 075843487



Ky projekt është i financuar në kuadër të Programit Civica Mobilitas, i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, i implementuar nga CIRa. Projektin e kofinancon Balkan Trust for Democracy.
Civil – Qendra për Liri është themeluar në vitin 1999 në Shkup. Organizata punon në fushën e promovimit dhe mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut, paqes dhe kontrollit të armëve. Veprimtaria e organizatës është kryesisht në nivel kombëtar, por, është aktive edhe në nivel rajonal dhe ndërkombëtar, nëpërmjet anëtarësive në dhe partneritetit me rrjetet dhe organizatat ndërkombëtare.



Me kënaqësi duam t’Ju informojmë se morëm konfirmim për pjesëmarrje, sidomos për sesionin Liderët Politikë për Pajtim Politik, nga përfaqësues të shumtë të bashkësisë ndërkombëtare, duke inkuadruar Ambasada, si dhe liderë të OJQ-ve, ekspertë dhe media.



ZGJIDHJE – KONFERENCA E DYTË PËR KULTURË POLITIKE DHE DIALOG
Moto: KA ARDHUR KOHA PËR PAJTIM POLITIK

28-29 mars 2011, Qendra e Kongreseve në Panairin e Shkupit

AXHENDA

Dita  1:  28 mars 2011
Promovim: ZGJIDHJE – Revistë për Kulturë Politike dhe Dialog

11:00 – 11:30      Prezantim
Fjala hyrëse: Xhabir M. Deralla
Autorët e numrit të parë të revistës Zgjidhje:
Afrim Krasniqi, Ana Triandafilidu, Gordana Duvnjak, Dejvid Bruer, Dushan Veliçkoviq, Iso Rusi, Jasna Koteska, Milaim Fetai, Sasho Ordanoski, Harald Shenker
11:30 – 12:30      Diskutim
12:30 – 13:30      Koktej

Dita 2:  29 mars 2011
Konferencë: Ka ardhur koha për pajtim politik

09:00 – 11:30      Diskutim i ekspertëve për gjendjet politike në Republikën e Maqedonisë
Moderator: Marjan Zabërçanec
Panelistë: Irena Cvetkoviq, Ida Protuger, Gjuner Ismail, Risto Popovski, Edmond Ademi
Pjesëmarrës: përfaqësues të sektorit civil, të mediave, partive politike dhe bashkësisë ndërkombëtare
11:30 – 12:00      Pauzë
12:00 – 13:00      Liderët politikë për pajtimin politik
Moderator: Harald Shenker
Position Paper, prezantim: Xhabir M. Deralla
Liderët e partive politike udhëheqëse flasin për nevojat dhe mundësitë për pajtim politik në Republikën e Maqedonisë
Të ftuar:
Nikolla Gruevski, Ali Ahmeti, Branko Cërvenkovski, Menduh Thaçi, Jovan Manasijevski, Imer Selmani
13:00 – 13:30      Diskutim
13:30 – 14:30      Koktej