Thursday, January 26, 2012

Maqedonia lider botëror në shkeljen e lirisë së medias

Lajmërim për publlikun, 26.01.2012

Maqedonia u bë lider botëror në shkeljen e lirisë së medias, e me këtë edhe i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut – që lirshëm ta shprehë mednimin e vet, të jetë i informuar. Sipas organizatës Reporterë Pa Kufij, Maqedonia brenda vetëm dy viteve, nga 2009 deri në 2011, ra për plot 60 vende në botë sipas lirisë së medias.
Këtë titull të palakmueshëm dhe vendin e 94 në rang-listë, Maqedonia e siguroi me presionin e vazhdueshëm mbi median, me mbylljen e tri gazetave ditore dhe një televizioni nacional, me përzënien nga puna dhe etiketimin publik të gazetarëve, marrjen e kontrollit mbi Këshillin e Radiodifuzionit, paditë kundër gazetarëve...
Mënyra në të cilën një pjesë e mjeteve të informimit reaguan ndaj rënies së rejtingut të lirive të veta, vetëm i vërtetoi vlerësimet e Reporterëve Pa Kufij. Evitimi i turpshëm që të publikohet lajmi për rejtingun e rënuar, të paktën si ballafaqim me të vërtetën, në mënyrën më të qartë e pasqyron krizën në të cilën kanë rënë mediumet dhe gazetaria në Maqedoni.
Mediumet janë pasqyra e marrëdhënieve të përgjithshme shoqërore dhe politike në shtet. Kur gjendja në gazetarinë dhe në mjetet e informimit në Maqedoni çshtë e mjerë, kur Maqedonia është lider botëror për nga varfëria/mjerimi, çfarë është pushteti i cili e drejton vendin? Çfarë është rejtingu i tij në botë, jashtë kufijve të Maqedonisë?
Rejting-lista e organizatës Reporterë Pa Kufij nuk shkaktoi kurrfarë reaksioni zyrtar, edhe pse gjendjet dhe të vërtetat e këtilla, sado që të jenë të pakëndshme, nuk guxojnë të heshten. Nuk ka, as për së afërmi, kurrfarë sinjalesh se gjendja mund të nisë të ndryshojë. A do të thotë kjo se Maqedonia do të vazhdojë të përmbyset drejt fundit të kësaj liste, ku shoqëri i bëjnë Eritrea, Turkmenistani dhe Korea e Veriut – si regjime diktatoriale të cilat i ndalojnë dhe frikohen nga informatat të cilat janë të pakëndshme për to?

Risto Popovski
Civil Media

No comments:

Post a Comment