Wednesday, November 16, 2011

Dita Ndërkombëtare e Tolerancës, Republika e Maqedonisë


Dita Ndërkombëtare e Tolerancës
Lajmërim për mediat, 16 nëntor 2011

DREJTËSI! LIRI! BARAZI!
Tensionet etnikisht të motivuara dhe rrahjet mes të rinjve maqedonas dhe shqiptarë; diskriminimi i institucionalizuar dhe social në bazë të përkatësisë etnike, fetare, gjinore dhe sociale dhe të orientimit seksual; paragjykimet dhe urrejtjet thellësisht të rrënjosura; ndasitë etnike, fetare, sociale dhe politike në rritje – janë sot përbërësit e shoqërisë në Republikën e Maqedonisë. Respektimi i të drejtave dhe lirive të njeriut, sundimi i të drejtës dhe lirisë së shprehjes janë në rrënie të lirë. Qetësia dhe frika u përhapën anembanë vendit. Lista vazhdon. Arsimimi cilësor, shërbimet shëndetësore dhe sociale, politika korrekte e punësimit, qasja deri te drejtësia, rrespektimi i laramanisë etnike dhe kulturore janë në fazë të zhdukjes nga jeta e qytetarëve të këtij vendi.
Duke i ndjekur tendencat e përkeqësimit të gjendjes me të drejtat dhe liritë e njeriut në Republikën e Maqedonisë, e me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Tolerancës, e shprehim brengosjen tonë të thellë.
Prandaj,
Apelojmë deri te aktorët kompetentë shtetërorë dhe shoqërorë të heqin dorë nga politika dhe praktikat e tanishme dhe të ndërmarrin masa urgjente për të ndalur diskriminimin dhe shkeljen e të drejtave dhe lirive të njeriut në vend.
Apelojmë për tolerancë mes qytetarëve në këtë vend, rrespekt dhe solidaritet të ndërsjellë – përkundër ndikimit të dëmshëm të politikanëve.
Toleranca ësht rruga e cila do të sjellë më shumë drejtësi, liri dhe barazi në jetën e çdonjërit prej nesh. Nacionalizmi, shovinizmi dhe urrejtja vetëm do të sjellin kaos dhe destruksion.
Të ftojmë ta shënosh ditën e sotme me tolerancë dhe rrespekt ndaj të ndryshmes. Ndaje rrëfimin tënd me ne. Rrëfena për padrejtësinë që ta kanë bërë apo për shembullin pozitiv për tolerancë dhe rrespektim të të drejtave dhe lirive të tua.
Kliko në http://tolerance-mk.blogspot.com për tolerancë!



Thirrje për aksion dhe përkrahje
Civil – Qendra për Liri e riafirmon slloganin e vitit të kaluar me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Tolerancë: DREJTËSI! LIRI! BARAZI!
U bëjmë thirrje të gjithë njerëzve me vullnet të mirë të japin kontribut personal ndaj përmirësimit të botës nëpërmjet praktikimit të tolerancës në familjet e veta, në fqinjësinë dhe në vendin e punës.
Civil-i u bën thirrje aktivistëve të vet ta përkrahin Marshin e Tolerancës, i cili do të mbahet në Shkup, më 16 nëntor në mesditë.
Civil-i i përkrahë dhe u bashkangjitet të gjitha aktiviteteve të organizatave të shoqërisë civile në drejtim të përforcimit të tolerancës dhe rrespektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut.
Edhe një herë u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve dhe organizatave ta ndajnë rrëfimin e vet për tolerancë me ne.

Kliko në http://tolerance-mk.blogspot.com për tolerancë!


Kombet e Bashkuara
Mesazh i Sekretarit të Përgjithshëm për Ditën Ndërkombëtare për Tolerancë
Kjo është kohë kur bota e vjetër ngadalë, por në mënyrë të pakthyeshme, ndryshon, ndërsa formohen konturat e botës së re. Institucionet tradicionale ballafaqohen me sfida. Buxhetet zvogëlohen. Familjet janë nën stres. I tërë transformimi dhe tundjet krijojnë shqetësim të madh.
Në kohën e ndryshimeve ne duhet t’u mbetemi besnikë idealeve dhe parimeve të cilat janë në zemrën e Dokumentit të Kombeve të Bashkuara dhe të Deklaratës së Përgjithshme për të Drejtat e Njeriut. Toleranca bën pjesë në vlerat themelore. Praktikimi ynë i tolerancës duhet të nënkuptojë më shumë sesa bashkëjetesë të qetë, sado që të jetë me domethënie themelore. Kjo duhet të paraqet një kuptim aktiv i kultivuar nëpërmjet dialogut dhe angazhimit pozitiv të ndërsjellë.
Kjo është sidomos kritike në luftën kundër diskriminimit, i cili sjellë deri te një ndarje aq të madhe, destruksion dhe vdekje. Të gjithë ne kemi përgjegjësi t’i mbrojmë të prekshmit nga diskriminimi, pa dallim se a bazohet mbi racën, fenë, kombësinë, gjuhën, gjininë, orientimin seksual apo të faktorëve të tjerë. Praktikimi i tolerancës mund të shërbejë si kundërhelm për paragjykimet dhe urrejtjen.
UNESKO luan një rol të veçantë në shtytjen e tolerancës aktive nëpërmjet promovimit të arsimit cilësor për të gjitha vajzat dhe djemtë; avancimin e mediave të lira dhe pluralistike, duke e përfshirë edhe internetin; dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe  kultivimin e rrespektit ndaj laramanisë kulturore.
Duke u ballafaquar me sfidat e ndërlikuara dhe globale të kohës sonë, Kombet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë mbi mirëkuptimin e ndërsjellë mes popujve dhe shteteve, nevojën themelore në botën e ndërlidhur mes vete. Duke e shënuar ditën ndërkombëtare të sotme, të rikujtojmë se toleranca aktive fillon nga çdonjëri prej nesh, çdo ditë.
Ban Ki-Mun

No comments:

Post a Comment