Kumtesë me rastin e botimit të DORACAKUT GAZETARESK, 1 nëntor 2011
Integriteti dhe përgjegjësia e gazetarit dhe gazetarisë për fjalën e bërë publike, besimi i qytetarëve dhe i shoqërisë në mediumet, si dhe ndërtimi dhe mbrojtja e dinjitetit të gazetarisë si profesion – janë përmbajtjet e Doracakut gazetaresk, i cili sot u promovua në Klubin e Gazetarëve në Shkup.
Qëllimi i Doracakut është që t’i përkujtojë gazetarët dhe të punësuarit në mediume se integriteti personal, përgjegjësia dhe roli në shoqëri mund dhe duhet të ndërtohen vetëm në bazë të respektimit të ligjeve, kodeksit, parimeve etike, si dhe të rregullave profesionale dhe praktikave dhe vlerave të mirësjelljes.
Doracaku gazetaresk është projekt i përbashkët i Civil Media, Civil – Qendrës për Liri dhe Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM). Projekti u realizua me përkrahjen e Amabasadës së Mbretërisë së Norvegjisë në Shkup, ndërsa është pjesë e Programit vjetor të Civil – Qendrës për Liri, përkrahur nga Programi Civica Mobilitas, finanacuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, implementuar nga Qendra për Zhvillim Institucional (CIRa).
Doracakun e përgatitën gazetarët Risto Popovski, Ilir Ajdini, Josif Qurçiev dhe Dejvid Bruer, ekspert medial nga Britania e Madhe.
Në doracak janë përfshirë përvojat e gazetarisë në Norvegji, e cila sipas profesionalitetit dhe rolit të saj në shoqëri llogaritet si ndër më të mirat në botë. Janë shfrytëzuar përvojat nga Britania e Madhe dhe nga Gjermania, ku gazetaria ka traditë të gjatë dhe karakterizohet me profesionalizëm të lartë. Në Doracakun janë botuar edhe dy dokumente të SHGM-së – Kodeski i gazetarëve të Maqedonisë dhe Gazetarët kundë korrupsionit.
Për rëndësinë e projektit i cili u shtyp në gjuhën maqedonase dhe në atë shqipe dhe të cilin do të mund ta marrë çdo gazetar, folën kryetari i Civilit Xhabir Deralla, kryetari i SHGM-së Naser Selmani dhe udhëheqësi i projektit Risto Popovski. Dejvid Bruer iu drejtua të pranishmive me anë të një videoje dërguar enkas për këtë rast.
“Gazetarët kurrë s’guxojnë të harrojnë se cilësia më e rëndësishme e punës së tyre është gjurmimi pas së vërtetës. Po e harruan këtë, gazetarët duhet të zgjedhin se a do të mbeten gazetarë apo do të bëhen propagandistë të thjeshtë të qendrave politike të fuqisë. Prandaj ky doracak u nevojitet gazetarëve për t’i përkujtuar për rolin të cilin e kanë në shoqëri. Prej sot edhe unë do ta mbaj Doracakun gazetaresk me vete. Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë e ka detyrën që ta distribuojë atë deri te anëtarët e vet dhe ta forcojë aktivitetin ndër gazetarët për mbrojtjen e dinjitetit dhe integritetit të tyre” – tha Naser Selmani.
“Gazetarët, për shkak të integritetit dhe përgjegjësisë së tyre nuk guxojnë të lejojnë që të bien nën ndikime ose të dorëzohen para presioneve, pavarësisht se nga cila anë vijnë ato” – tha Risto Popovski. Ai përsëriti se “gazetarët duhet patjetër të insistojnë që në mënyrë të balancuar të informojnë për ngjarjet më të rëndësishme, t’i observojnë ato në mënyrë kritike, të inicojnë pyetje kyçe dhe debate për to. Vetëm kështu gazetarët dhe gazetaria mund ta realizojnë rolin e tyre në shoqëri, të kontribuojnë në realizimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, zhvillimin e demokracisë dhe promovimin e vlerave më të larta morale, humane dhe kulturore”.
“Shoqëria pa gazetari të pavarur dhe kritike është shoqëri e prapambetur në të cilën shkelen të drejtat dhe liritë e njeriut dhe në të cilën kultivohen vlera të cilat u takojnë kohëve më të errëta të qytetërimit njerëzor. Barazimi mediume të lira = demokraci është i saktë dhe vlen për të gjitha shoqëritë në botë. Po, pikërisht aq është e rëndësishme gazetaria dhe pikërisht për këtë arsye Civili merret edhe me mediumet, edhe pse në radhë të parë është organizatë për të drejtat dhe liritë e njeriut. Më shumë herë deri tani kam deklaruar dhe këtë do ta përsëris edhe kësaj radhe: për lirinë nuk bëhen negociata” – tha Xhabir Deralla.
“Gazetarët punojnë nën prresion të fuqishëm. Jo vetëm nga burime të jashtme, siç janë politikanët, biznesi, kriminelët, por edhe nga vetvetja. Me siguri, një nga kërcënimet më të fuqishme për gazetarinë paraqet autocenzura. Puna jonë duhet të jetë objektive, fer dhe e saktë. Dhe e paanshme. Dhe duhet gjithnjë të përkujtohemi për rëndësinë e rolit tonë në shoqëri. Sfida e tashme është që ta sendërtojmë këtë doracak dhe të analizojmë se si ai ndikon në praktikë, të ofrojmë stërvitje dhe përkrahje për ata që tentojnë t’i zbatojnë këto udhëzime dhe t’i përkrahim në këtë rrugë” – deklaroi Dejvid Bruer me rastin e rpomovimit të këtij projekti.
Të interesuarit Doracakun gazetaresk, në gjuhën maqedonase dhe në atë shqipe, mund ta marrin në Civil – Qendrën për Liri dhe në Shoqatën e Gazetarëve të Maqedonisë, ndërsa ai do të shpërndahet edhe gjatë prezentimit të tij në disa qytete tjera të Maqedonisë dhe në forume të tjera.
No comments:
Post a Comment