Monday, August 6, 2012

Është koha që të lidhemi


Jemi dëshmitarë të zhvendosjeve tektonike politike në sferën politike dhe sociale të vendit. Maqedonia është në gjendje të vlimeve të pandërprera tashmë një kohë të gjatë, gjë që ndikon drejtpërdrejt mbi zhvillimin e saj, gjendjen e të drejtave të njeriut, demokracinë dhe sundimin e së drejtës, pozicionimin ndërkombëtar dhe rajonal të vendit, si dhe mbi jetën e përditshme të qytetarëve.
Prania e sektorit civil në proceset me rëndësi esenciale për të tashmen dhe të ardhmen e Republikës së Maqedonisë është tepër e padukshme. Me këtë nuk duam të themi se organizatat e shoqërisë civile nuk punojnë sa duhet. Por, fragmentariteti dhe moskoordinimi çojnë drejt jetëshkurtësisë ose mungesës së efekteve dhe dukshmërisë së pamjaftueshme të ndryshimeve për të cilat angazhohen organizatat civile.
Është koha që kjo gjendje të ndryshojë.
Është koha që organizatat civile të ngrenë zërin dhe të tregojnë se nuk duhet të anashkalohen, porse duhet të gëzojnë respekt si një prej resurseve më të mëdha të vendit në këto kohë.
Është koha që organizatat qytetare të heqin dorë nga vendet formale nëpër komisione të rrejshme dhe të lidhen me njerëzit.
Është koha që të lidhemi dhe të punojmë bashkë në zgjidhjen e problemeve të përbashkëta për të mirën e të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.
Le t’i përballojmë dyshimet dhe kufizimet, le t’i bashkojmë forcat dhe kështu ta presim kohën e vlimeve edhe më të mëdha, të përgatitur, me kredibilitet, bartës të interesave dhe shpresave të të gjithë qytetarëve.

No comments:

Post a Comment