Friday, August 17, 2012

FASHIZMI PROMOVOHET NË MAQEDONI


Publikuar në Dnevnik dhe Vest, 17 gusht 2012

Gjëma më e madhe në historinë e njerëzimit, fashizmi, ka përkrahësit e vet në Maqedoni, të cilët si askund tjetër në botë fituan mundësinë që ideologjinë e tyre të sëmurë dhe të lemerishme ta promovojnë në mediumet publike në Republikën e Maqedonisë.
Shpallja e përkujtimit për përvjetorin e vdekjes së Rudolf Hesit në të përditshmet Dnevnik dhe Vest (pjesë të grupacionit medial MPM) paraqet precedent të paparë në historinë e re botërore. Nuk besojmë se kudo në botë do të mund të publikohej një shpallje e këtillë.
Jemi të tmerruar nga madhërimi i njërës prej figurave më të errëta në historinë e njerëzimit, dorës së djathtë të Hitlerit, kriminelit Rudolf Hes.
Për ne është e qartë: për një publikim të këtillë personat përgjegjës duhet të shkojnë në burg. Kërkojmë hetime urgjente dhe ndëshkim të autorëve dhe personave përgjegjës për publikimin e këtij promovimi të neveritshëm të fashizmit.
CIVIL – Qendra për Liri

No comments:

Post a Comment