For English, click HERE
За македонски, кликни ТУКА
Dhuna Seksuale dhe Ngadhënjimi i Drejtësisë Premierë
Shkup: 20 nëntor, ora 18:00 në
Info Qendra e BE, rr. Mito Haxhivasilev
Jasmin, 52B
Tetovo: 21
nëntor, në Këndin Amerikan, Shtëpia e Kulturës, Bulevardi Iliria
Programi për Komunikim dhe
Ndërgjegjësim i Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (TPNJ) dhe
partneri i tij, Civil – Qendra për Liri, organizojnë premierën e filmit
dokumentar “Dhuna Seksuale dhe Ngadhënjimi i Drejtësisë” në Shkup më 20 nëntor
(e martë) dhe në Tetovë më 21 nëntor. Të dy premierat janë me fillim në orën
18.
Filmi dokumentar i këtij Programi
të Tribunalit përshkruan rolin historik
të Tribunalit në ndjekjen penale të krimeve të dhunës seksuale të kryera në
kohë lufte. Filmi pasqyron hetimet dhe
gjykimet udhëçelëse që luajtën rol madhor në
zhvillimin e jurisprudencës lidhur me dhunën seksuale të kryer në kohë
lufte dhe portretizon guximin e viktimave të cilat i mbijetuan dhunës seksuale
dhe dëshmuan në Tribunal. Pjesëmarrja e gjykatësve dhe zyrtarëve të lartë të
Tribunalit që kanë punuar dhe punojnë në këtë institucion si dhe dëshmitë e
përzgjedhura të dëshmitarëve e bëjnë këtë film dokumentar dëshmi të pashlyeshme të kontributit pararendës të
Tribunalit në ndëshkimin e personave përgjegjës dhe ndërgjegjësimin e
bashkësisë ndërkombëtare dhe popujve të rajonit të ish-Jugosllavisë për këto
krime të rënda.
Pas shfaqjes së filmit vijon një
tryezë e rrumbullakët me ekspertët Elena Martin Salgado, Zyrtare ligjore dhe Këshilltare e Apelit në Zyrën
e Prokurorit të TPNJ-së; Gordana Duvnjak, kryetare e Këshillit
Drejtues të Institutit Shoqëria e Hapur - Maqedoni; Uranija
Pirovska, drejtoreshë ekzekutive e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Maqedoni, Kim Mehmeti, shkrimtar dhe analist politik (në Shkup) dhe
Snezhana Lupevska, gazetare dhe producente (në Tetovë, në vend të Mehmetit).
Më
pas mbahet një pritje e shkurtër ku jeni përzemërsisht
të ftuar.
+389 (0)2 5209 176
No comments:
Post a Comment