Monday, September 26, 2011

Edhe ti ke të drejtë të dish!


28 shtatori Dita ndërkombëtare e qasjes së lirë në informacione me karakter publik
 Komisioni për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik, Fondacioni Instituti Shoqëri e Hapur – Maqedonia dhe Shoqata maqedonase e juristëve të rinjë i rikujtojnë qytetarët e Republikës së Maqedonisë se 28 shtatori është Dita ndërkombëtare për qasje të lirë në informacionet me karakter publik.

Në Republikën e Maqedonisë nga 1 shtatori i vitit 2006, filloi të zbatohet Ligji për qasje të lirë në informacione me karakter publik, me të cilin qytetarëve iu sigurohet transparencë në punën e organeve të qeverisjes shtetërore, vetëqeverisjes lokale, ndërmarrjeve publike, ente dhe shërbime dhe te personat fizik dhe juridik të cilët kryejnë autorizime dhe veprimtari të interesit publik.
Secili mund të lajmërohet si Kërkues i informacionit me karakter publik, pa dallim se a është shtetas i Republikës së Maqedonisë apo të huaj;
Apelojmë deri te Ju që ta shfrytëzoni të drejtën kushtetuese dhe të drejtën e garantuar ligjore të Juaj për qasje në informacione me karakter publik e cila është e patjetërsueshme edhe për zhvillimin e shoqërisë demokratike.
Ju  KENI TË DREJTË TË DINI për informacione të cilat janë të krijuara dhe me të cilat disponojnë poseduesit e informacioneve.
Ligji për qasje të lirë në informacione me karakter publik është çelës në duart e Juaja që t’ju hapen dyert dhe T’JU SIGUROHET:
- Qasje në informacione me karakter publik me shqyrtim, përshkrim, fotokopjim apo përshkrim elektronik;
- Kontakt me personin zyrtarë i cili ndërmjetëson me informacionet me karakter publik dhe i cili është i obliguar që t’ju ndihmojë gjatë dorëzimit të kërkesës;
- Në mënyrë më të thjeshtë të dini se me cilat informacione disponojnë poseduesit e informacioneve me karakter publik, të cilët janë të obliguar të përgatisin listat e informacioneve me karakter publik;
- Përgjigje me kërkesëën për informacion apo dokument të poseduesit të dorëzohet menjëherë, kurse më së voni në afat prej 30 ditësh, gjegjësisht  në afat prej 40 ditësh, vetëm përderisa në kohë Ju ka informuar se për informacionin e kërkuar i nevojitet kohë plotësuese;
- Nëse jeni të pakënaqur nga përjigjja e marrur, apo nëse kërkesa ju është refuzuar, keni të drejtë të dorëzoni ankesë, në Komisionin për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik;
- Të drejtë nëmbrojtje gjyqësore, gjegjësisht kundër vendimit të Komisionit, në afat prej 30 ditësh, nga dita e dorëzimit mund të realizoni me kontest administrativ.
JUVE JU MBETET SE A DO TA REALIZONI TË DREJTËN E GARANTUAR QË TË DINI ! ! !  

1 comment: