JAVA GLOBALE E AKSIONIT KUNDËR DHUNËS ME ARMË 2011
Përfundimi
Civil përfundoi Javën Globale të Aksionit, kundër dhunës me armë, në Republikën e Maqedonisë. Gjatë javës së Aksionit, Civil organizoi disa evenimente dhe kontaktoi me shumë gazetarë, qytetarë, OJQ dhe institucione.
Përkrahje
Java e Aksionit, u mbajt në bashkëpunim me misionin e OSBE-së ne Shkup dhe me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë. Java e Aksionit (JeA) është pjesë e programit vjetorë të Civil-it, që përkrahet nga Programi Civica Mobilitas, i finansuar nga Agjensioni Zviceran për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe e implementuar nga Qendra për Zhvillim Institucional.
Aktivitetet
Në fillim të Javës së Aksionit, Civil-i organizoi konferencë për shtyp, që u ndoq nga gazetarët e katër TV, disa TV dhe radio stacione lokale dhe agjensione të ndryshme të lajmeve dhe gazetarë vendas.
Mbrëmja e poezisë kritike (Fjalët kundër plumbave) u organizua në fillim të (JeA) menjëherë në mesnatën në mes të Shtunës dhe të Dielës (12/13 Qershor).
Në bashkëpunim, më misionin e OSBE-së dhe MPB-së, Civil-i ka organizua një panel diskutim Armët në mes të rinjëve dhe parandalimi dhe një ligjeratë Kultura e armëve dhe kontrolli i armëve për arsimtarët, prindërit, përfaqësues të OJQ-ve, zyrtarët komunal dhe rinisë.
Në pikën e informimit të Civil-it në sheshin e kryeqytetit aktivistët tonë shpërndanë mijëra materiale më përmbajtje për tërheqjen e vëmendjes (porosi, flajerë dhe bexha /simbole).
NJë eveniment me DJ (XhaD kundër armëve), një film i shkurtër, (Gjuajtja ime e parë) dhe disa evenimente ndodhën në disa vende të ndryshme me qëllim të ngritjes së vetëdijes dhe çështjeve tjera lidhur me armët.
I inspiruar nga qytetarët dhe pjesëmarësit në evenimentet tona, ne targetuam 3 grupe për përcjelljen e porosive deri te: qeveria, të gjithë qytetarët dhe udhëheqësit fetarë në Republikën e Maqedonisë. Kjo me qëllim të sigurohemi se aksioni kundër dhunës pas mbarimit të (JeA), si që është planifikuar të përfundojë.
No comments:
Post a Comment