Thursday, June 23, 2011

Thirje publike


QEVERISË
Ne i bëjme thirje qeverisë së Republikës së Maqedonisë të mer në konsideratë vazhdimin e aksionit për grumbullim të armëve ilegale me anë të amnistionit. Me këtë rast ne apelojmë deri te Qeveria të inkuadrojë numër më të madh të institucioneve relevante në këtë proces, jo vetëm MPB-në. Më tej ne poashtu rekomandojmë që Qeveria të inkuadrojë edhe shoqërinë civile në të njëjtin proces.
QYTETARËVE
Ne apelojmë deri te të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë të përmbahen nga përdorimi i armëve të zjarit gjatë sezonit të festimeve, që vjen në vendin tonë. Ne i kujtojmë qytetarët se përdorimi i armëve mund të shkaktojë tragjedi dhe festimi në publik është reptësisht i ndaluar me ligj. Ne i këshillojmë qytetarët që në polici të lajmërojnë çdo krismë.
Ne apelojmë deri te të gjithë qytetarët të bashkohen në tendencën e anashkalimit të kulturës së armëmbajtjes në duartë e të rinjëve. Ne të gjithë mund të kontribuojmë nëpërmjet shembujve personal.

UDHËHQËSIT E BASHKËSIVE FETARE
Ne apelojmë deri te liderët e bashkësive fetare në vend të përcjellin porosi dhe ide për festime të qeta pa krisma armësh. Duke përmendur dimensionin paqësor të religjionit tuaj gjatë lutjeve, ju tregoni se përdorimi i armëve të zjarrit mund të sjell deri në tragjedi, dhunë dhe trauma.

No comments:

Post a Comment